75 Mall Live Search
09:52 / E Hënë, 20 Dhjetor 2021 / B O

Gjyqtari më i mirë anglez thotë se Liverpooli u dëmtua rëndë ndaj Tottenhamit: Nuk i besoja syve të mi!

Gjyqtari më i mirë në botë viteve të fundit dhe padyshim gjyqtari më i mirë anglez ndonjëherë, Mark Clattenburg ka kritikuar rëndë gjykimin e ndeshjes Tottenham-Liverpool.

Clattenburg ka thënë se vendimet e gjyqtarit kryesor dhe të VAR-it ishin të njëanshme dhe aspak profesionale. Sipas tij, ndërhyrja e Harry Kane ndaj Andy Robertson ka qenë shumëfish më e rrezikshme se sa ajo e Robertson ndaj Emerson.

“Nëse Kane s’u përjashtua me karton direkt të kuq, atëherë pse Robertson të përjashtohej. Ndërhyrja e Kane do t’i rrezikonte karrierën kundërshtarit, ndërsa ndërhyrja e Robertson ndaj rivalit të tij do të vinte në pikëpyetje vetëm minutat e mbetur” ka thënë Clattenburgh.

Ish-drejtuesi i finales së Kupës së Botës ka thënë se nuk i ka besuar syve kur gjyqtari dhe VAR-i nuk akorduan penallti ndaj Diego Jotës.

“Ishte penallti e pastërt. Emerson nuk kishte asnjë kontakt me topin, por vetëm me Jotën. Nuk i besova syve kur loja vazhdoi” ka thënë Clattanburgh.

Kritika të mëdha ndaj gjyqtari ka patur edhe Jurgen Klopp. Trajneri gjerman ka thënë se vendimet e gjyqtarëve e vendosën fatin e ndeshjes./Indeksonline/