Gjyqtari më i mirë kosovar lutet te varri i Fadil Vokrrit
Gjatë ditës së sotme shumë fytyra publike kanë bërë homazhe tek varri i ish-presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri.
Ndër persona që ka shkuar sot tek varri i legjendës së futbollit është edhe gjyqtari i njohur kosovar, Genc Nuza, transmeton Indeksonline.
Ai ka postuar një fotografi në Facebook ku shihet duke u lutur tek varri i Vokrrit.
“Lutjet dhe kujtimi për ju President, Fadil Vokrri nuk do të shuhen asnjëherë!”, ka shkruar ai. /Indeksonline/
