12:23 / E Hënë, 26 Prill 2021 / Blerim

Gjyqtari me shumë përvojë do ta ndaj drejtësinë në ndeshjen PSG – Man City

Gjyqtari i njohur, Felix Brych do të ndaj drejtësinë në ndeshjen e pare të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve ndërmjet Parisit dhe Cityt.

Gjermani tashmë ka referuar PSG katër herë në karrierën e tij në Ligën e Kampionëve.

Ai gjykoi në ndeshjen e parë çerekfinale të këtij sezoni midis Real Madrid dhe Liverpool. Ai do të mbështetet nga Mark Borsch dhe Stefan Lupp, me Daniel Siebert si gjyqtar të katërt.

Ndeshja mes PSG dhe Manchester Cityt luhet të mërkurën nga ora 21:00.