75 Mall Live Search
22:34 / E Martë, 05 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Gjyqtari ndëshkon me të kuq dy futbollist të Ajaxit dhe jep penallti për Chelsean

Një rast i çuditshëm ka ndodhur në ndeshjen në mes të Chelseas dhe Ajaxit që po zhvillohet në Stamford Bridge.

Gjyqtari ka larguar me të kuq dy futbollist të Ajaxit, Blind për ndërhyrje të palejuar dhe Veltman për prekje me dorë.

Për të mos mjaftuar kjo, gjyqtari akordoi edhe penallti për Chelsean.

Londinezët shfrytëzuan rastin dhe shënuan dy gola të shpejtë për të barazuar rezultatin. /IndeksOnline/