75 Mall Live Search
09:57 / E Hënë, 08 Prill 2019 / indeksADMonline

Gjyqtari në dhomën e VAR-it e kishte konfirmuar penalltinë, kryesori nuk e dëgjoi

Ndeshja në mes të Juventusit dhe Milanit u shoqërua me shumë kritika në drejtim të gjyqtarit.

Një penallti e padhënë për rosonerët dhe një e dhënë e dyshimtë për Zonjën e Vjetër ishin dy episodet që po përmenden, shkruan Indeksonline.

Futbollisti i Juves, Alex Sandro preku topin me dorë por gjyqtari nuk vendosi për penallti.

Sipas Corriere della Sera, gjyqtari i cili ishte në krye të VAR-it (Gianpaolo Calvarese) mendoi se ishte penallti (prekje me dorë nga Alex Sandro), por Michael Fabbri, gjyqtari i ndeshjes vendosi kundër VAR-it dhe konfirmoi vendimin e tij për të mos dhënë penallti.

Është thënë se shoqata e gjyqtarëve do të takohet me drejtuesit e klubit të Milanit për t’i kërkuar falje për gabimet. /IndeksOnline/