Gjyqtari Nehat Idrizi nderohet me mirënjohje nga KGJK-ja
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) nderon me mirënjohje gjyqtarin, z. Nehat Idrizi, për kontributin e dhënë në sistemin gjyqësor të Republikës së Kosovës.
Gjatë karrierës së tij shumëvjeçare, z. Idrizi ka dhënë kontribut të rëndësishëm në forcimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin institucional të gjyqësorit.
Z. Idrizi ka shërbyer si gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe ka ushtruar funksionin e ish-kryesuesit të KGJK-së, duke dhënë kontribut të çmuar në drejtimin dhe avancimin e punës së këshillit.
KGJK-ja shpreh vlerësim të lartë për angazhimin dhe profesionalizmin e tij dhe i uron shëndet dhe suksese në fazën e re të jetës.

