75 Mall Live Search
19:32 / E Diele, 28 Shtator 2025 / G T

Gjyqtari “njeriu i ndeshjes”, Arsenali fiton ndaj Newcastle në Premier League

Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore të madhe ndaj Newcastle Unitedit me shifrat 1:2, në ndeshjen e javës së gjashtë në Premier League.

Golin në fund të këtij takimi e shënoi mbrojtësi, Gabriel – për t’ia siguruar tri pikë të mëdha “topçinjëve”, shkruan Indeksonline

Golat tjerë në këtë takim i shënuan: Woltemade dhe Mikel Merino.

Kjo ndeshje kishte shumë polemika në vendimet e gjyqtarëve. Një penallti nuk ia ndali Arsenalit, e një Newcastle Unitedit.

Skuadra e Mikel Artetas shkon në kuotën e 13 pikëve në pozitën e dytë në tabelë./Indeksonline/