Gjyqtari përlotet pas gabimit, lojtarët e Milanit shkojnë për ta ngushëlluar pas ndeshjes

Një gabim i rëndë, i papranueshëm në disa nivele. Gjyqtari Serra do ta paguajë shtrenjtë pavëmendjen e bujshme të bërë në minutat e fundit të ndeshjes mes Milan-Spezia, pasi një gabim i këtyre përmasave nuk mund të mbetet pa u ndëshkuar.
Problemi, megjithatë, është se asgjë dhe askush nuk do të jetë në gjendje t’i “kompensojë” kuqezinjtë.
Nga ana tjetër, Corriere della Sera raporton një sfond që lidhet me pas-ndeshjen në San Siro dhe me arbitrin Serra, protagonistin e madh negativ të mbrëmjes. Sipas asaj që raporton gazeta e njohur, referi duke kuptuar gafën e bërë, madje është përlotur.
Ata që e panë në fund të garës, larg kamerave, e cilësuan Serrën si të shokuar.
Në një masë të tillë që asnjë nga lojtarët e AC Milan – raporton Corriere – nuk ndjeu dëshirën të këmbëngulte në protesta. Jo vetëm kaq: Ibrahimovic, së bashku me katër-pesë shokë të tjerë të skuadrës, e ngushëlluan edhe në dhomat e zhveshjes. Një gjest i bukur nga një kampion që e kuptoi momentin e vështirësisë ekstreme të arbitrit të ri.