75 Mall Live Search
19:33 / E Martë, 02 Mars 2021 / A. A

Gjyqtari Piccinini merr vendim, anulon ndeshjen e Serie A-së

Nuk ka asnjë befasi. Ashtu siç pritej, ndeshja Lazio – Torino është anuluar.

Ndonëse Federata e Futbollit të Italisë kishte dhënë dritën e gjelbër për zhvillimin e lojës, Torino nuk ka udhëtuar në Romë pas rasteve me Covid-19.

Gjyqtari kryesor Marco Piccinini respektoi protokollin zyrtar duke pritur 45 minuta në fushë, bashkë me lojtarët e Lazios, dhe deklaroi anulimin zyrtar të ndeshjes.

Kjo do të thotë se Lazio e ka fituar ndeshjen me rezultat zyrtar 3-0, por Torino pritet të ankohet në Gjykatë për të mos humbur 3 pikë.

/Indeksonline/