Gjyqtari që e kishte sharë Ivan Rakitiqin caktohet për finalen Real Madrid-Al Ain
Dy finalistët e Kupës së Botës për Klube, Real Madrid-Al Ain e kanë mësuar emrin e gjyqtarit që do ta drejtojë finalen. Bëhet fjalë për meksikanin, Jairit Marrufo.
Spanjollët e njohin mirë këtë gjyqtar pasi që i njëjti ishte përfshirë në një rast të rrallë me profesionalizmin në futboll.
Ishte Marrufo ai që një ndeshje në Miami të zhvilluar në 2017, e kishte sharë Ivan Rakitiqin në një debat fjalësh.
Ylli kroat kishte thënë pas ndeshjes se ishte befasuar kur e kishte dëgjuar një refer duke u shprehur aq keq.
Marrufo më parë ishte pezulluar për shkak të akuzave për arbitrim të dobët./Indeksonline/