75 Mall Live Search
15:42 / E Premte, 27 Shtator 2019 / indeksADMonline

Gjyqtari Sali Berisha mbetet në paraburgim

Departamenti Special i Gjykatës së Apelit, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës, të të pandehurit gjyqtarit Sali Berisha, kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji.

Në këtë mënyrë, Apeli e ka lenë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të 20.09.2019, sipas të cilit kjo masë do të zgjasë deri më 19.10.2019

S.B. po dyshohet nga prokuroria se ka kryer veprat penale: “Shpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë nga neni 414 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 par.1 i po këtij kodi.

Gjykata e Apelit gjeti se gjykata e shkallës se parë, drejtë ka vlerësuar se meqenëse ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri i ka kryer veprat penale në fjalë, ka bazë ligjore për caktimi e paraburgimit ndaj tij, konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, ngase ka arsye për të besuar se po të gjendet në liri, ai mund të ikë ose arratiset, më qëllim të shmangies se procedurës penale, apo të ndikoj në prova ose dëshmitarë dhe në këtë formë të pengoj rrjedhen normale të saj.