08:47 / E Diele, 28 Prill 2024 / Gj. Sh

Gjyqtarit në Shkodër i vendoset lëndë plasëse në banesë

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar mëngjesin e së dielës në një banesë në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.00. Burime bëjnë me dije se banesa ku është vendosur lënda plasëse i përket gjyqtarit Tonin Sterkaj.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 03:13, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së shtetasit T. S., 62 vjeç, (me detyrë Gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër) është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin në zonë.

Ndërkohë grupi hetimor po vijon veprimet në vendngjarje për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.