Gjyqtarit “skandaloz” mund t’i besohet finalja e Botërorit
Cuneyt Cakir është bërë temë e diskutimeve gjatë këtyre ditëve pas vendimeve të dyshimta në ndeshjen Real Madrid – Bayern.
Megjithatë, edhe për kundër shumë akuzave ndaj tij, turkut mund t’i besohet ndeshja më e rëndësishme e vitit, shkruan indeksonline.
Sipas veteranit të arbitrimit në Turqi, Yusuf Namoglu, Cakirit mund t’i besohet finalja e Kupës së Botës në Rusi.
“Komiteti i arbitrave në UEFA dhe në FIFA janë të kënaqur nga rendimenti i tij i përhershëm. Infantino dhe Kolina besojnë shumë tek ai. Sigurisht që ka shansin e artë që të arbitrojë edhe finalen e Botërorit. Por, unë nuk mund të them asgjë për ndeshjen e tij të fundit. Atë e ka parë gjithë bota, ashtu siç e ka parë edhe Masimo Busaka në Komitetin e UEFA-s dhe FIFA-s”, thotë Namoglu. /IndeksOnline/