75 Mall Live Search
18:38 / E Mërkurë, 26 Nëntor 2025 / Gj Sh

Gjyqtarja kosovare ndau drejtësinë në Kupën e Botës në futsall

Florentina Kallaba ka bërë sot paraqitjen e saj të parë në Kupën e Botës në futsall për femra, që po zhvillohet në Filipine, duke u bërë kështu gjyqtarja e parë nga Kosova që ndan drejtësinë në një ngjarje të këtij niveli.

 Në ndeshjen Panama – Iran (2:6), Kallaba ishte gjyqtare kryesore, ku bëri një performancë të shkëlqyer dhe përfaqësoi denjësisht vendin tonë në këtë garë prestigjioze.

Pjesëmarrja e saj në Kupën e Botës është një sukses i madh për sektorin e gjyqtarëve, por edhe për FFK-në, e njëherësh edhe një motivim i fuqishëm për të gjitha vajzat dhe gratë që synojnë të ndërtojnë karrierë në futsall dhe futboll.