75 Mall Live Search
12:36 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Gjyshe dhe mbesë nxirren pa jetë nga një pallat, në Thumanë

Dy persona nxirren pajetë nga një pallat në Thumanë. Bëhet fjalë për një vajzë të mitur 3 vjeçe dhe gjyshen e saj.

Raportohet se në këtë familje, kryefamiljari ndodhet në Greqi, ndërsa bashkëshortja e tij bashkë me djalin janë dërguar në spitalin e Traumës.

Forcat e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë të miturën me batanije, ndërsa familjarët kanë shpërthyer në lot.

Ndërkohë operacioni i kërkim-shpëtimit vazhdon. Deri tani raportohet për 11 viktima.