75 Mall Live Search
22:17 / E Enjte, 26 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Gjyshi blen një autobus shkollor për 10 nipërit e tij, për t’i dërguar ata në shkollë çdo mëngjes!

Një gjysh në Oregon bleu një dhuratë të papritur për Krishtëlindjes, një autobus të verdhë shkollor.

Doug Hayes befasoi 10 nipërit e tij me autobusin që ka ka mbishkrimin “Gjyshi Express” , transmeton Indeksonline.

Hayes konsideron se blerja e autobusit ishte një ide e mirë për të vegjlit.

Hayes surprised his grandchildren with the bus that has the words 'Grandfather Express' (pictured) written across the side on Wednesday at his home in Gladstone

Fëmijët atij gjithmonë i kishin thënë që do të dëshironin një autobus që të mund të shkonin të gjithë së bashku në shkollë.

Sipas Hayes, pesë nga nipërit e mbesat e tij ndjekin shkollën e krishterë klasike “Paideia”, një shkollë e vogël private që nuk është aq e madhe sa të ketë autobusët e vet, që do të thotë se prindërit e tyre duhet të i çojnë çdo ditë në shkollë.

Ai ka planifikuar të marrë fëmijët çdo mëngjes dhe t’i çojë ata në shkollë para se të rregullohet puna e transportit nga ana e shkollës. /Indeksonline/