Gjyshi mbeti gjysmë i paralizuar, Getinjo dhe Mozzik lutje për shërim në ditën e Xhumasë
Reperët e njohur shqiptarë iu kanë bërë thirrje fansave për lutje dhe mbështetje, pasi gjyshi i tyre është shtruar në spital pas një sulmi të rëndë në kokë, shkruan IndeksOnline.
Lajmin e solli fillimisht Getinjo, i cili përmes një postimi prekës tregoi se goditja i ka shkaktuar gjyshit gjysmën e paralizuar. Ai tha se gjendja është e rëndë dhe se familja po përballet me momente shumë të vështira.
Ndër detajet më tronditëse që reperi ndau ishte përpjekja e fundit e gjyshit për të komunikuar: me shumë vështirësi, ai kishte arritur të shkruante vetëm një fjalë në një letër “Ndihmë” një mesazh i shkurtër, por thellësisht i dhimbshëm, që reflekton situatën kritike të tij.



