Gjyshi që donte të hante një drekë më shumë me gruan e tij të ndjerë
Ky gjysh donte të hante një vakt më shumë me gruan e tij të ndjerë.
Fotografia e një njeriu të moshuar që hëngri pranë një memoriali për të ndjeren e tij, thuhet se u bë në dasmën e mbesës së tij. Pasi u postua në internet, fotografia mblodhi rreth 18,000 retweets dhe mbi 150,000 pëlqime, përcjellë Indeksonline.
Sahrah Elswick, nga Virxhinia Perëndimore, ka postuar imazhin prekës në faqen e saj Twitter, duke e titulluar atë: “Gjyshi u ul dhe hëngri me nënën sot në dasmë”.
Ajo tregon gjyshin e saj të ulur në një memorial me gruan e tij të ndjerë, ku përmban një shënim që thotë: “Ne e dimë se do të jeni këtu sot nëse qielli nuk ishte aq larg”./Indeksonline/
