15:42 / E Hënë, 30 Janar 2023 / mp

Gjyshinca i VV-së i ftuar në “Lutjet e Mëngjesit”

Deputeti i Lëvizjes  Vetëvendosje Gazmend Gjyshinca,  ka udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ku do të marrë pjesë në “Lutjet e Mëngjesi” në Kongresin Amerikan.

Postimi i plotë:

“Të dashur miq, dua të ju njoftoj që me ftesë të institucioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam udhëtuar për në Ëashington DC.

Në këtë qëndrim një javor jam ftuar të marrë pjesë në “Lutjet e Mëngjesit” në Kongresin Amerikan, në forumin kongresional mbi “Luftën në Ukrainë dhe influencën ruso-kineze në rajonin e Evropës Juglindore”. Si dhe për takime tjera me diplomatë e miq nga Departamenti Amerikan i Shtetit e nga shoqëria civile këtu”, ka shkruar Gjyshinca.