17:12 / E Hënë, 16 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Gjyshja bën gati 500 dhurata për Krishtlindje, për njerëzit në nevojë

Fran Clarke, 80 vjecare nga Hengrove, Bristol, i ka mbushur 500 kuti të këpucëve me dhurata për Krishtlindje, për njerëzit në nevojë.

Ajo këtë ishte duke e bërë qe një vit, duke kaluar një orë në ditë për ti mbushur kutitë e këpucëve, shkruan Indeksonline.

Gjyshja bën 500 kuti këpucësh të mbushura me dhurata për njerëzit në nevojë

Ajo gjërat i gjente në dyqanet e bamirësisë, ku aty kishte sapuna, furça të dhëmbëve, karta dhe rroba.

Veprimet bujare të saj e kanë bërë që të etiketohet me emrin “Santa e jetës së vërtetë”, pasi që ajo dhuron gëzim tek njerëzit në nevojë.

Gjyshja mban një kuti këpucësh të mbushur me dhurata të krijuar për njerëzit në nevojë

Gjyshja u frymëzua ta bënte këtë pasi pa një reklamë me apel për dhuratë në një revistë kishtare menjëherë pasi ajo u zhvendos në një shtëpi të kujdesit, larg familjes së saj.

Çdo kuti kushton rreth 5 paund për tu mbushur. Ajo paguan edhe vetë, por edhe merr kontribute nga të tjerët./Indeksonline/

Kuti këpucësh të mbushura me dhurata të bëra për njerëzit në nevojë