75 Mall Live Search
16:57 / E Hënë, 29 Mars 2021 / AR

Gjyshja e Barack Obamës vdes në moshën 99 vjeçare

Gjyshja e ish Presidentit Barack Obama, Sarah Ogwel Onyango Obama, ka ndërruar jetë në moshën 99 vjeçare.

Ajo ishte shtruar në spital të hënën në mëngjes, transmeton Indeksonline.

“Sot në mëngjes ka ndërruar jetë nëna ime” shkroi vajza e saj Marsat Onyanjo.

“Mamaja ishte e sëmurë dhe nuk vdiq nga Covid-19”, shtoi një i afërm i familjes.

Sarah Obama ishte gruaja e dytë e babait të Barack Obames.

Ish Presidenti e përmendi me dashuri atë si “gjyshe” në librin e tij ” Dreams from My Father”. Ajo gjithashtu kishte marr pjesë në inaugurimin e tij në 2009./Indeksonline/