75 Mall Live Search
08:33 / E Martë, 16 Shkurt 2021 / OSH

Gjyshja e stërvitur 64-vjeçare tregon sesi ‘ngacmohet’ nga burrat

Një gjyshe e stërvitur që po sfidon shifrat e moshës më pamjen e saj, tregon së fundmi sesi tërheq vazhdimisht vëmendjen e burrave, disa prej të cilëve me moshë sa mbesa e saj.

64- vjeçarja Lesley Maxwell nga Melbourne – Australi, ka kthyer pas orën e moshës, duke kaluar orë të tëra duke tonifikuar format e saj në palestër.

Ajo shpeshherë stërvitet me mbesën e saj 19-vjeçare Tia, nga e cila shpeshherë merr borxh edhe veshjet.

Ajo tha në një intervistë: “Nuk më pëlqen të vesh rroba të përcaktuara për një grupmoshë të caktuar. Kjo sepse njerëzit nisin të diskriminojnë nga mosha e një personi dhe mendojnë se sipas saj, duhet të kesh një pamje të caktuar”.

“Përse duhet të jesh i plakur e i sëmurë kur nuk je i tillë. Përse të mos ndjehesh në majë të botës?”

Vajza e Lesleyt, 42- vjeçarja Vanessa, e mbështet në çdo vendim mamanë e saj.

Por ajo pranon se  kur Lesley pozon me veshje joshëse në Instagram për fansat e saj të shumtë, asaj i rrenqethet mishi pakëz.

Por Lesley, e cila konkurron në një kompeticion femrash “bodybuilding” me bikini, nuk ka turp të shfaqë format e saj për 36.300 fansat.

Ajo thotë: “Më pëlqen shumë stërvitja dhe si në stërvitje dhe në skenën e konkurrimit mbaj bikini të vogla”.

Edhe mbesa e Lesleyt, Tia, e cila 45 më e vogël se gjyshja e saj, thotë se nuk turpërohet nga postimet.

Adoleshentja ka 180.000 fansa dhe thotë: “Ajo duket e pabesueshme për moshën e saj, prandaj merr shumë vëmendje. Jam shumë e afërt me të dhe duket sikur jemi në të njëjtën moshë”.