75 Mall Live Search
22:52 / E Hënë, 13 Janar 2020 / indeksADMonline

Gjyshja lidh me litar nipin 7-vjeçar dhe e lëshon nga ballkoni…ja arsyeja

Gjyshërit janë ata që bëjnë kaq shumë për nipërit dhe mbesat.

Por së fundmi një gjyshe nga Kina, përkatësisht nga qyteti Nanchong ka habitur me zgjedhjen e saj.

Në dilemën mes maces dhe nipit, kjo gjyshe zgjedh macen.

Gjyshja pa macen e saj të bllokuar dy kate poshtë apartamentit të saj dhe lidhi me litar nipin 7-vjeçar për ta marrë.

Iniciativa e saj tepër e rrezikshme rezultoi me sukses për vogëlushin, i cili për fat të mirë nuk pësoi asnjë dëmtim.

Njëkohësisht edhe macja u shpëtua./Indeksonline/