Gjyshja që çmend të gjithë ,e ngatërrojnë me një adoleshente (Foto)
Gjyshja magjepsëse ka pohuar se ajo duket kaq e re sa që të tjerët e ngatërrojnë atë me vajzat e saj për motra.
Kur Yarrellys Ruiz, 38 vjeç, nga Tampa, Florida kur del në qytet me vajzat e saj, Sameshley, 23 vjeçe dhe Latishka, 21 vjeçe, treshja shpesh bën që të kthejnë kokën të gjithë.
Admiruesit janë të habitur kur mësojnë se jo vetëm që ajo është nëna e dy vajzave tashmë të rritura, por ajo gjithashtu është një gjyshe e një fëmije tre vjeçar dhe një fëmije dy muajsh.
Megjithëse, Yarrellys, është në një marrëdhënie afatgjate me kontraktonin Francisco, 34 vjeçe, ajo tregon se pranon mesazhe të shpeshta nga burrat e moshës së vajzave të saj.
“Të tjerët gjithmonë mendojnë se jam e re, në të njëzetat”, tha ajo. “Ata supozojnë që mbesat e mija janë fëmijët e mi”.
“Shumë djem më të rinj më shkruajnë mesazhe në Instagram ose Facebook. Ata habiten kur u them se kam vajza në moshën e tyre”./Indeksonline/