14:15 / E Enjte, 13 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Gjysma e formacionit të Milanit rrezikon të mos luajnë në ndeshjen e kthimit kundër Juventusit

Milani do të presë sonte Juventusin në “San Siro” për të luajtur sfidën e parë gjysmënale të Kupës së Italisë.

Frika më e madhe për kuqezinjtë janë kartonët e verdhë, duke qenë se për ndeshjen e kthimit në Torino rrezikojnë të mos luajnë pesë futbollistë që sot do të zbresin në fushë me shumë mundësi.

Praktikisht, duke qenë se formati i Kupës së Italisë është me dy kartonë të verdhë dhe pezullim, rrezikojnë Zlatan Ibrahimovic, Theo Hernandez, Kjaer, Castillejo dhe Rebic.

Do të ishte në shënjestër edhe Krunic, por boshnjaku është i dëmtuar.