17:47 / E Diele, 10 Mars 2019 / indeksADMonline

Gjysma e gjermanëve ende nuk i besojnë bankave

Besimi i gjermanëve në banka po rimëkëmbet shumë ngadalë pas krizës financiare të dhjetë viteve më parë, kështu thuhet në një sondazh të publikuar nga mediet gjermane.

Një total prej 44 përlind e gjermanëve të anketuar kanë besim në bankat dhe institucionet financiare, tha agjencia e DPA në një sondazh të institutit “Gallup”. Është vetëm katër pikë përqindjeje më shumë se në vitin 2009, pak para fillimit të krizës financiare.

Sipas rezultateve të anketës, çdo i dyti gjerman ose 50 për qind e të anketuarve ende nuk i besojnë bankave.

“Besimi që sektori po ndërtonte për vite, u zhduk në vetëm një vit. Reputacioni i sektorit financiar nuk është rikthyer pas krizës financiare”, tha lideri i hulumtimit, Mark Nink.

Gjermanët, ndryshe edhe para krizës nuk ishin të kënaqur me institucionet financiare, shkruan albinfo.ch. Kështu, në vitin 2007 ata besonin 57 për qind e të anketuarve dhe 39 për qind nuk u besonin atyre.

Gallup anketoi një mijë qytetarë të moshës 15 vjeçare, duke i pyetur ata rreth mendimit për bankat. Sondazhi kishte për qëllim të tregonte se sa qytetarë kanë besim tek policia, gjyqësori, ushtria dhe qeveria. Siç kujton DPA, rezultatet e këtyre sondazheve ende nuk dihen./Indeksonline/