12:25 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga ky infeksion

Malaria është një sëmundje që vazhdon të prekë miliona njerëz çdo vit dhe rezulton në humbjen e rreth 400.000 banorëve, kryesisht fëmijëve në Afrikë.

Arsyeja për një statistikë të tillë të zezë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, është ngecja në luftën kundër këtij infeksioni.

OBSH-ja ka paralajmëruar se fondet po grumbullohen kundër sëmundjes, një fëmijë vdes çdo dy minuta dhe se gjysma e popullsisë së botës është në rrezik të infektohet nga malaria.

Organizata Botërore u ka bërë thirrje vendeve donatore dhe qeverive të vendeve më të prekura nga kjo sëmundje e mbartur nga mushkonja që të forcojnë luftën e saj.

“Bota ka treguar që mund të bëhet përparim. Por përparimi është ngadalësuar në mënyrë të konsiderueshme”, tha eksperti i OBSH-së për malarien, Pedro Alonso.

Sipas të dhënave të OBSH-së, numri i të sëmurëve nga malaria ra nga 239 milionë në vitin 2010 në 214 milionë në vitin 2015.

“Numri i vdekjeve ka rënë nga 607,000 në vitin 2010 në 500,000 në vitin 2019, shtoi Alonso.