15:50 / E Martë, 26 Qershor 2018 / indeksADMonline

Gjysma e rrobave të blera online, kthehen nga konsumatorët

Blerësit britanikë janë një po popull i “kthyesve serik të rrobave”- duke marrë përsipër një blerje prej 7 miliardë dollarësh çdo vit.

Sipas hulumtimeve një çerek i shitësve, si në dyqane e ashtu edhe në internet, kanë parë një rritje të kthimit të rrobave më shumë se 20 për qind gjatë dy viteve të fundit, duke krijuar një “ekonomi fantazmë” të të ardhurave të humbura.

Një sondazh i 2 mijë blerësve dhe 300 shitësve në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se britanikët shpenzojnë mesatarisht 313 dollarë për rroba online çdo vit, me një rimburësim prej 146 dollarësh, me normë kthimi prej 47 për qind.

Arsyeja më e madhe për kthimin e artikujve ishte se rrobat nuk i përshtateshin, me 40 për qind fajësonin përmasat e papërputhshme nga prodhuesit e rrobave të ndryshme.

Për të luftuar çështjen e përmasave të papërputhshme në të gjitha markat e ndryshme, një nga 10 blerësit thanë se ata blinin madhësi të shumëfishta të të njëjtit artikull dhe i kthejnë prapa ato që nuk i përshtaten.

Si rezultat i kthimit të shpesht të rrobave, 30 për qind e biznesve konfirmuan se kanë rritur çmimin e artikujve për të mbuluar koston e menaxhimit dhe për përpunimit të kthimeve./Indeksonline/