75 Mall Live Search
20:01 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Gjysma e të rriturve në SHBA nuk merren me ushtrime fizike

Pothuajse gjysmë e të rriturve amerikanë janë “patate të shtratit” që nuk bëjnë absolutisht asnjë ushtrim, tregon një studim i ri.

Duke përdorur të dhënat nga Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve, hulumtuesit zbuluan se një e katërta e të rriturve qëndrojnë ulur për më shumë se tetë orë në ditë dhe një në 10 janë fizikisht jo aktiv.

Në fakt, vetëm 2.6 për qind e popullatës qëndrojnë ulur për më pak se katër orë në ditë.

Mungesa e ushtrimit dhe qëndrimi ulur janë të njohura për të rritur rrezikun e disa problemeve shëndetësore, përfshirë diabetin, sëmundjet e zemrës dhe kancerit./Indeksonline/