17:52 / E Enjte, 13 Qershor 2019 / indeksADMonline

Gjysmë e zhveshur, Rihanna nuk lë vend për imagjinatë

Rihanna edhe një herë ka provokuar me dukjen e saj joshëse dhe linjat ‘bombastike’.

Këngëtarja nga Barbadosi ka publikuar imazhin e radhës në llogarinë e saj në Instagram ku ndiqet nga mbi 72 milionë ndjekës, shkruan Indeksonline.

E shtrirë në tavolinë, ylli 32 vjeçar i muzikës nuk mbante të veshur asgjë në pjesën lartë teksa u mbulua vetëm me një shall ndërsa dukej më e ‘nxehtë’ se kurrë më parë.

Rihanna së fundi nxiti thashetheme për zyrtarizmin e lidhjes me miliarderin saudit, Hassan Jameel me të cilin ditë më parë shijuan pushimet në rivierën franceze.

Kujtojmë që Rihanna pas një pauze të gjatë ka paralajmëruar se është drejt përfundimit të albumit i cilin pritet të publikohet së shpejti./Indeksonline/