75 Mall Live Search
17:02 / E Enjte, 22 Tetor 2020 / V R

Gjysmë e zhveshur, Tayna ngrit temperaturat e mbuluar vetëm me pallto!

Tayna ndërkohë që po punon për projekte të reja muzikore, nuk po i ndal edhe angazhimet e tjera.

Reperja e njohur prej ditësh ka filluar realizimin e disa fotosesioneve të ndryshme dhe këtë herë ka publikuar një të radhës.

Duke vënë në pah pamjen e saj seksi, e veshur vetëm një pallto (pellushe) sipër, Tayna nxit imagjinatën në fotot e reja.

“Qebe season”, ka shkruar Tayna në mbishkrimin e imazheve që ka postuar, ndërsa dukej teje joshëse.

Ndryshe, edhe verën që lam pas Tayna ka sjellur projekte që u pritën mirë, kënga e saj e fundit është “Qe qe”./Indeksonline/