13:28 / E Martë, 06 Dhjetor 2022 / B O

Gjysmë i zhveshur dhe i zbathur, 31-vjeçari që sulmoi Berishën shoqërohet nga ish-drejtuesi i policisë

31-vjeçari Gert Shehu që sulmoi kreun e PD-së është tërhequr nga protesta për të mos e lënë në duart e protestuesve të irrituar nga incidenti i rëndë dhe është dorëzuar në polici.

Në foton e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala për “BalkanWeb” shihet se ka qenë ish-drejtuesi i policisë Erzen Breçani ai që e ka larguar autorin, i cili shihet gjysmë i zhveshur dhe i zbathur jashtë mureve të katedrales për ta dorëzuar më pas në polici.