15:51 / E Mërkurë, 22 Janar 2020 / indeksADMonline

Gjysmë milioni fansa, 4 fëmijë, shumë hite, e hiç skandale, ky është Ermali

Konkurrenca në tregun muzikor është rritur shumë viteve të fundit. Por, këtë s’e ka ndier aspak Ermal Fejzullahu.

Muzikën e trashëguar nga Sabriu, Ermali e ka perfeksionuar me karrierën e tij të pasur me plot hiq, e fare skandale.

Pavarësisht se ka nisur këtë profesion si fëmijë, e kaluara dhe e tashmja e Ermalit është karakterizuar vetëm me suksese.

I njohur për shumë hite ndër vite, Ermali është nga këngëtarët e pakët që ka arritur që krahas profesionit, të krijojë familje të madhe. Martesa e suksesshme me Arianën është kompletuar me katër fëmijë në shtëpi.

Krahas familjes e muzikës, Ermali është karakterizuar edhe për bëma të mira, aksione humanitare, duke qenë gjithmonë krah i fort i shoqërisë.

Viti 2020 përbën një dekadë të re për të dhe mbete të shihet se çfarë surprizave do ketë ai për fansat këtë vit dhe vitet në vijim.

Ermali aktualisht numëron afro gjysmë milioni ndjekës në Instagram dhe mbetet një nga këngëtarët më të dashur për publikun./Indeksonline/