Gjysmë orë pritjeje, Kurti nuk shkon në prokurori

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ende nuk paraqitur në Prokurorinë Speciale, në të cilën ishte i ftuar në 09:30 në cilësinë e dëshmitarit.
Numër i madh i mediave po presin paraqitjen e kryeministrit në cilësinë e dëshmitarit, por që një gjë e tillë s’ka ndodhur ende.
Ndërkohë në hyrje të objektit të qeverisë para pak minutash është parë guvernatori i BQK-së Ahmet Ismaili.
Qeveria ende s’ka konfirmuar nëse Kurti do të paraqitet në prokurori./Indeksonline/