75 Mall Live Search
08:03 / E Martë, 20 Gusht 2024 / AR

Gjysmë ore pritjet në Merdar dhe te Dheu i Bardhë

Fluks më i vogël i automjeteve vërehet sot në pikat kufitare. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, mërgimtarët po vazhdojnë më shumë ta përdorin për dalje nga territori i Kosovës pikën kufitare në Merdarë dhe atë te Dheu i Bardhë.

Sipas përditësimit të fundit, pritjet në Merdar mëngjesin e sotëm janë deri në 30 minuta. Po kaq pritje ka edhe te Dheu i Bardhë.

Në pikat tjera kufitare, pritjet nuk janë më shumë se 10-15 minuta.