Gjysmë shekulli të martuar, Hillary publikon fotografitë e rralla me Bill Clinton

Hillary dhe Bill Clinton kanë mbushur 50 vjet bashkë.
Gjysmë shekulli martesë për një prej çifteve më të njohura dhe rëndësishme në SHBA kanë shkuar si hap e mbyll sytë, shkruan IndeksOnline.
Hillary ka ndarë një moment për të dedikuar fjalë emocionuese për Billin, duke publikuar fotografi të rralla pas martesës së tyre.
Në portret shfaqen Bill dhe Hillary në ditët e tyre të rinisë, krah për krah njëri-tjetrit.
“Kur u martuam 50 vjet më parë, nuk e kishim idenë se si do të zhvilloheshin jetët tona. Por një gjë që e dija me siguri atëherë, dhe e di ende tani, është se doja të përballoja të mirat, të këqijat dhe të këqijat me ty. Gëzuar përvjetorin, i dashur Bill” shkroi Hillary.