75 Mall Live Search
20:13 / E Enjte, 28 Prill 2022 / MSH

Gjysmëfinalja e Ligës së Evropës/Publikohen formacionet zyrtare të dy ndeshjeve

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohen dy ndeshje në Ligën e Evropës, të vlefshme këto për takimet e para të fazës së gjysmëfinales.

Ndeshja më interesante e ditës së sotme do të jetë ajo mes West Ham United dhe Eintracht Frankfurt, ku ky i fundit eliminoi Barcelonën për të kaluar në gjysmëfinale.

Ndërkaq, krahas kësaj ndeshje do të zhvillohet edhe gjysmëfinalja tjetër e kësaj gare, ku në stadiumin “Red Bull Arena” skuadra e Rangers është mysafire e RB Leipzigut.

Tanimë, një orë para fillimit të këtyre dy ndeshjeve trajnerët e skuadrave kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

21:00 RB Leipzig – Rangers (Stadiumi Red Bull Arena)

RB Leipzig (3-4-3): Gulacsi; Halstenberg, Henrichs, Gvardiol; Angelino, Klostermann, Adams, Laimer; Szoboszlai, Nkunku, Olmo

Rangers (4-2-3-1): McGregor; Tavernier, Goldson, Bassey, Barisic; Jack, Lundstram; Aribo, Kamara, Kent; Wright

21:00 West Ham United – Eintracht Frankfurt (Stadiumi i Londrës)

West Ham United (4-3-3): Areola; Cresswell, Zouma, Dawson, Johnson; Fornals, Rice, Soucek; Lanzini, Antonio, Bowen

Eintracht Frankfurt (3-4-2-1): Trapp; Tuta, Hinteregger, Toure; Knauff, Sow, Rode, Kostic; Lindstrom, Kamada; Borre