14:38 / E Premte, 18 Tetor 2019 / indeksADMonline

Glauk Konjufca jep detaje nga takimi VV-LDK

Glauk Konjufca nga radhët e Lëvizjes Vetvendosje pas takimit me Avdullah Hotin dhe Lumir Abdixhikun nga LDK-ja ka dhënë detaje se çfarë diskutuan aty.

Në takim, sipas Konjufcës nuk është diskutar për ndarjen e ministrive po për tema të rënëdësishme dhe reformat kyç sektoriale, të cilat e presin Qeverinë e re, shkruan Indeksonline.

“Krejt çka muj  t’ju them është se  keni një komunikatë se cilat ishin tema e  diskutuara ara ne takimin e pare per Qeverinë e re të ardhshme. Janë fol temat më të rënëdësishme dhe reformat me të  thella sektoriale gjëja që  mund  t’i kontribonte kësaj atmosfere të mire të bashkëpunimit do të ishte një lloj mirëbesimi ndërmjetvete

Ne kemi shumë nevojë për reforma të thella në drejtësi, arsim, shëndetësi . Nuk është fol as për ministri as për ndarje të tjera.

“Kurrfarë kushti nuk ka pasur, takimi ka qenë në atmosferë shumë miqësore dhe në një bashkëpunim të shkëlqyeshëm. Unë mendoj që kjo është rruga e duhur për arritjen e qeverisjes. As ne nuk kemi kushte për LDK as ata nuk kanë kushte për neve. Ky nuk ka qenë takim i kushteve, as përballje mes kushteve. Ky ka qenë një takim shumë i mirë me ç’rast janë fol temat më të rëndësishme të cilat e presin qeverinë e ardhshme dhe reformat sektoriale. Duke filluar prej atyre politike, në politikën e jashtme, pastaj në politikën e brendshme. Njëra prej temave është edhe dialogu”, tha ai”./Indeksonline/