Glauk Konjufca dhe Agron Avdijaj priten fuqishëm në Istog

Kandidati për kryetar të komunës së Istogut, Agron Avdijaj, së bashku me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, kanë vizituar sot fshatin Saradran, ku u prit fort mirë, shkruan IndeksOnline.

Banorët e Saradranit i japën mbështetje të madhe Agron Avdijajt.

Ai tha se qytetarët me votën e tyre më 17 tetor do të ndëshkojnë keqqeverisjen në Istog.
Postimi i plotë:

SARADRANI NA PRITI MË ZEMËR
Bashkë me Kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, Zëvendësministrin e Ekonomisë, Mentor Arifaj dhe disa nga kandidatët për Kuvend Komunal, gjatë mbrëmjes takuam disa nga banorët e fshatit Saradran, ku u pritëm ngrohtësisht nga ta.
Fitorja e Lëvizjes është vullnet qytetarë prandaj edhe nuk mund të tjetërsohet vullneti i tyre, sepse qeverisja ju takon aty që më votën e tyre me 17 tetor do ndëshkojnë keqqeverisjen e do i japin Istogut qeverisje të drejtë e më duar të pastërta.

