07:40 / E Enjte, 07 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Konjufca dorëzon padi ndaj Molliqajt, ky i fundit tha se ai kishte punuar në SHIK

Kryetari i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca sot do të dorëzojë padi ndaj ish-kolegut të tij të partisë, Dardan Molliqajt për deklaratat se ai kishte punuar në Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK).

“Nesër, në orën 11:00, te Pallati i Drejtësisë (Objekti A), Drejtuesi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes, Glauk Konjufca dorëzon padinë ndaj Dardan Molliqajt për shpifje dhe fyerje”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes, transmeton Indeksonline.

Molliqaj në ditën kur pritej të votohej Ligji për Pagat dhe Buxheti i vitit 2019, e akuzoi Konjufcën se për një vit ishte pjesëtar i SHIK-ut.

Ai tha se këtë e kishte marrë vesh vetëm dy javë pasi ishte larguar nga partia./Indeksonline/