75 Mall Live Search
10:20 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2024 / L K

Glauk Konjufca e Pal Lekaj nisin ditën bashkë, në gjykatë

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po vazhdon gjykimi ndaj kreut të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Gjatë ditës së sotme pritet të dëshmojë, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, në cilësinë e dëshmitarit.

Kujtojmë se për këtë rast, krye parlamentari sipas aktakuzës, akuzohet se në seancën e Kuvendit të Kosovës të datës 10 gusht 2016, në cilësi të deputetit, Glauk Konjufca ka hedhur gaz lotsjellës në sallë, me ç’rast është pamundësuar qëndrimi në sallë.

Atë ditë më seancë merrnin pjesë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, deputetët Adem Grabovci, Ismet Beqiri, Sabri Hamiti, Pal Lekaj, Valdete Bajrami dhe Sllobodan Petroviq, i njëjti në cilësinë e deputetit, në kundërshtim me ligjin ka përdorur armë, ashtu që gjatë kësaj mbledhje ka hedhur gazin lotsjellës në këtë sallë./IndeksOnline/