17:29 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Glauk Konjufca: Gent Cakaj i ka ndihmuar shumë Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka pritur në takim homologun e tij, ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme në Republikën e Shqipërisë, Gent Cakaj. Ky i fundit tha se Kosova dhe Shqipëria gradualisht duhet të lëvizin drejt një bashkëpunimi të zgjeruar në fushën e diplomacisë .

Pas takimit, të dy ministrat thanë se nevojiten marrëdhënie më konkrete në fushën e diplomacisë, derisa paralajmëruar se në mbledhjen e dy qeverive, e cila do të mbahet në Shkodër, do të nënshkruajnë disa marrëveshje.

Ai gjithashtu  shtoi se ministri i Jashtëm i Shqipërisë Gent Cakaj e ka ndihmuar shumë Kosovën.

Sipas tij, në politikën e përditshme Cakaj e ka mbrojtjen e Republikës së Kosovës dhe interesat e përbashkëta.

“Konsideroj se përfaqësojmë shtetet tona të cilat janë produkt mbi të gjitha i luftës së Kombit shqiptarë për liri e pavarësi me dekada e shekuj. Nuk do të ndryshojë asnjëherë pavarësisht zhvillimeve në politikat tona ditore. Unë mund të them si ministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës që nga ana e Republikës së Shqipërisë nuk kemi parë asnjë pozicionim zyrtar që është kundër Republikës sonë, por përkundër kemi parë vetëm ndihmesë. Dhe pjesë e këtij kontributi është edhe Cakaj që përfaqëson zyrtarisht Republikën e Shqipërisë. E  përgëzojë edhe njëherë Cakajn”, tha Konjufca./Indeksonline/