19:04 / E Enjte, 16 Janar 2020 / indeksADMonline

Glauk Konjufca mbledh kryesinë e Kuvendit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Galuk Konjufca, ka thirrur kryesinë e Kuvendit për ditën e hënë.

Në njoftimin e Kuvendit, thuhet se takimi do të mbahet në orën 10:00.

Disa nga pikat që pritet të diskutohen në kryesinë e Kuvendit të Kosovës, janë:

1.Shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore-SEECP, 

2.Shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës,

3.Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave. ​

Kujtojmë se për Konjufcën, kjo është mbledhja e parë e kryesisë si kryetar kuvendi.

Ai u zgjodh si kryeparlamentar i këtij Institucioni më 26 dhjetor të vitit 2019. /IndeksOnline/