75 Mall Live Search
21:08 / E Martë, 05 Tetor 2021 / OSH

Glauk Konjufca në Llap në përkrahje të Shpejtim Bulliqit

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, ka vizituar sot Llapin, për t’i dhënë mbështetje bashkëpartiakut së tij, Shpejtim Bulliqi në zgjedhjet e 17 tetorit, shkruan IndeksOnline.

Bulliqi tha se ndihet i nderuar për mbështetjen e vazhdueshme nga struktura e VETËVENDOSJE-s.

“I nderuar me praninë dhe mbështetjen e plotë nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, nënkryetarja, Saranda Bogujevci, deputetët e Lëvizjes dhe mbështetjen e vazhdueshme nga struktura e VETËVENDOSJE-s. Me gërshetimin e nivelit qendror dhe nivelit lokal të udhëhequr nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, Podujevën e presin punë e projekte të mëdha.

Vazhdojmë #bashkëqeverisjen144!”, shkroi ai./IndeksOnline/