75 Mall Live Search
22:13 / E Martë, 09 Qershor 2020 / indeksADMonline

Glauk Konjufca pozon i buzëqeshur pranë familjes së tij

Ish ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë Kurti, Glauk Konjufca, tashmë duket se ka më shumë kohë për të kaluar pranë familjes së tij.

Së fundmi, ai përmes një fotografie shihet i buzëqeshur, pranë gruas dhe dy vajzave të tij, shkruan Indeksonline.

Derisa përgjegjësitë e mëhershme ishin mjaft të mëdha si ministër, tashmë duket se ish ministri ka më shumë kohë të kalojë me familjen e tij.

Kujtojmë që Glauk Konjufca vazhdon të jetë aktiv në jetën politike, me angazhimet e tij brenda Lëvizjes Vetvendosje. /IndeksOnline/