75 Mall Live Search
12:49 / E Hënë, 21 Qershor 2021 / OSH

Glauk Konjufca s’bashku me shefin e stafit dhe diplomaten takojnë kryetarin e Bundestagut

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka nisur vizitën e tij në Gjermani.

Konjufca ka takuar kryetarin e Bundestagut, Dr. Wolfgang Schauble.

May be an image of 4 people and indoor

“Diskutuam gjatë rreth zhvillimeve historike e politike për Kosovë dhe rajon, si dhe për sfidat që paraqiten në rrugëtimin e stabilizimit të rajonit, luftimin e pandemisë, rimëkëmbjen ekonomike dhe dialogun me Serbinë, si dhe finalizimin e procesit te liberalizimit të vizave”, ka shkruar mes tjerash ai, transmeton IndeksOnline.

May be an image of 1 person, standing, outdoors and text that says 'RTK'

Shkrimi i tij i plotë:

Sot bashkë me Shefin e Stafit Ilir Kërçeli, ambasadorin Beqë Cufaj dhe diplomaten Valëza Oruqi pata nderin ta takoj Dr. Wolfgang Schauble kryetarin e Bundestagut.

Në takimin e përzemërt me Dr Schauble ju falenderova për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën.

Diskutuam gjatë rreth zhvillimeve historike e politike për Kosovë dhe rajon, si dhe për sfidat që paraqiten në rrugëtimin e stabilizimit të rajonit, luftimin e pandemisë, rimëkëmbjen ekonomike dhe dialogun me Serbinë, si dhe finalizimin e procesit te liberalizimit të vizave.

Bundestagu dhe institucionet gjermane qëndrojnë fuqishëm pranë dhe me popullin e Kosovës.