75 Mall Live Search
15:58 / E Diele, 17 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Glauku dhe Mefi ndjekin ndeshjen e Superkupës së Diasporës, Kosova Duseldorf-Ballkani

Tre nga politikanët e Kosovës që aktualisht ndodhen në Gjermani, kanë gjetur kohë të përcjellin një ndeshje futbolli.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, së bashku me deputetin Mefail Bajqinovci, po e ndjekin nga afër ndeshjen e Superkupës së Diasporës mes Kosova Duseldorf dhe Ballkanit, shkruan IndeksOnline.

Bajçinovci ka publikuar disa fotografi që po zhvillohet në Dyseldorf të Gjermanisë.

”Një ndeshje që i kalon kufijtë e futbollit – FC Kosova Düsseldorf përballet me kampionët e Kosovës, FC Ballkani, në kuadër të Superkupës Kosovë-Diasporë.Ngjarje më shumë se një duel sportiv – është një festë e krenarisë kombëtare, e cila bashkon diasporën shqiptare me futbollin kosovar, duke dëshmuar lidhjen e pathyeshme me vendlindjen.”, ka shkruar Bajqinovci./IndeksOnline/