75 Mall Live Search
14:28 / E Mërkurë, 25 Mars 2020 / indeksADMonline

Glauku, LDK: Mos derdhni lot krokodili, votoni siç iu ka thënë Vjosa

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka porositur fillimisht në fjalim e tij deputetën Valbona Bunjaku, e cila po pyeste kryeministrin Albin Kurtin pse se informoj atë, për shkakrimin e Agim Veliut, se tani nuk është koha për të derdhur lot krokodili, por se mjaftojnë ta dëgjojnë kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani,  për të mos e votuar mocionin, transmeton IndeksOnline.

“Për të gjithë ata që po derdhin lotë krokodili, votojeni sic ka thënë Vjosa Osmani”, i tha Konjfuca, deputetës  Bunjaku.

Ai i përmendi shkarkmin që Nekibe Kelmendit, ia bëri Hashim Thaci, duke pyetur partneri e tij LDK pse atëherë nuk reaguan, por vetëm ulën kokën.

” Pse? Përgjigja është e  thjeshtë sepse për këta është shumë i rëndësishëm partneriteti afatgjatë dhe vegzat tjera që ju kanë mbet me partitë e ish pushtetit. Ne menduam që ky koalicioni do ti shërbente lidhjes me PDK-së, por përkundrazi, menjëherë filluan të shfaqen problemet e koalicionit, pse filluan këto kur filloj lufta me korrupsion. hesapet me këtë i prish kundër këtyre zotimeve tona. Kjo për tarifën ka qenë premtimi i 25, i 30, ne i kemi fituar zgjedhjet me tjera premtime, me agjendë të qartë me pru drejtësinë në këtë vend, luftë  kundër korrupsionit”, tha Konjufca.

Kështu që  Konjufca tha se argumentet e LDK-së që janë në mocion nuk qëndrojnë.

“E përpijnë  kur i shkarkohet ministrat prej Hashim Thaçit dhe nuk i përpijnë, edhe pse këto janë allime të qarta, zotëri Agim Veliu, nuk ka qenë pro këtij koalicioni, qysh mundet me qenë kryeministri i vërtet ku çdo javë merr goditje nga një ministër, kush po e lyp sherrin këtu”, tha Konjufca.

Konjufca tha se nuk qëndrojnë as konstatime se subjekti i tij politik  është anti-Amerikës, duke shtuar se ky përcaktim  është i vulosur në vlerat tona është mentalitet i popullit tonë, prandaj ky popull që është më proamerikani, votoj me 6 tetor dhe Vetëvendosjen e qiti të parën . Juve të dytën, kjo nuk shitet hic, kjo është goditje e gërditshme.