75 Mall Live Search
16:39 / E Mërkurë, 01 Janar 2025 / MSH

Glauku shkon për Vit të Ri te Mefi – biseda të ngrohta e urime të përzemërta

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, vitin e ri e nisi me vizitë te bashkëpartiaku i tij, Mefail Bajqinovci.

Bajqinovci u shpreh i lumtur pas kësaj vizite, duke treguar se bisedat ishin të ngrohta dhe të jashtëzakonshme mes tyre dhe prindërve të tij.

“Viti i Ri 2025 filloi me një mysafir të veçantë në shtëpinë time– Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Biseda e ngrohtë dhe e jashtëzakonshme me prindërit e mi dhe Kryetarin ishte një fillim i mrekullueshëm për këtë vit të ri. Faleminderit për vizitën dhe urimet e përzemërta. Le të jetë ky vit i mbushur me shëndet, suksese dhe harmoni për të gjithë!”, deklaroi ai.