75 Mall Live Search
12:58 / E Hënë, 31 Maj 2021 / Blerim

Gledi Mici është futbollisti shqiptar që ftohet te Kosova

Anësori i Prishtinës, Gledi Mici është ftuar dhe zyrtarisht nga trajneri i Kosovës, Bernard Challandes për ndeshjet e qershorit.

Mici, është ftuar nga Kosova për ndeshjet me Guinea dhe Gambin që luhen në qershor, shkruan IndeksOnline

Gledi ishte pjesë e Shqipërisë U21, por te Kombëtarja A nuk ishte ftuar, ndërsa ai ka pranuar ftesën e Challandes për ndeshjet e qershorit dhe do të jetë me Kosovën.

Aktualisht, Mici luan për skuadrën nga kryeqyteti, ku dhe këtë vit u shpallën kampion të Superligës së Kosovë.